Kërkojnë të blejnë vende në konvikt, ndonëse është e jashtëligjshme

  • 07 October 2015 - 21:13
Kërkojnë të blejnë vende në konvikt, ndonëse është e jashtëligjshme

Studenti që po kërkon të blejë një vend në konvikt, shpalljen nuk e ka publikuar në ndonjë faqe për shitblerjen por në oborrin e qendrës së studentëve në Prishtinë.

Në fakt studenti këtë po e bën në hapësirën më të përshtatshme për ta gjetur sa më shpejtë atë.

Shpallje të ngjashme nuk janë të pakta.

Por një gjë e këtillë është krejtësisht e jashtëligjshme, njofton Klan Kosova.