Thaçi zvarrit Specialen

  • 08 October 2015 - 07:28
Thaçi zvarrit Specialen

MPJ-ja bunkerizohet për Gjykatën

Anëtarësimi në KE nuk dihet kur do të bëhet

"Mendoj se më nuk do të lejojmë që të sakrifikohen interesat e shtetit të Kosovës për ta shpëtuar lëkurën e askujt", tha deputeti Adem Salihaj, i cili dyshon se ish-kryeministri po fiton kohë për të shpëtuar veten

Pavarësisht që Kuvendi i tha "PO" Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, përfaqësues të institucioneve nuk tregojnë se në cilën fazë është ndërtimi i kësaj Gjykate. Në MPJ nuk japin asnjë informacion për medie, nëse ky institucion ka filluar negocimin me shtetet e Bashkimit Evropian për konstituimin e Gjykatës Speciale, e që në këtë rast është përmendur arritja e marrëveshjes me Holandën. Ditë më parë është raportuar se Holanda nuk po pranon krijimin e Gjykatës Speciale në këtë shtet, derisa Kosova akoma nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, dhe të dyshuarit që do të nxirreshin para kësaj Gjykate e kanë të pamundur që të ankohen në Gjykatën Evropianë për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg. Për procedurat e fillimit të ndërtimit të kësaj Gjykate nuk dinë gjë as vetë deputetët që e votuan. Për këtë heshtje,  zvarritje e vonesë të madhe për aplikim të anëtarësimit të Kosovës në KE, si skenar të qëllimshëm të dështimit të Speciales, ata akuzojnë MPJ-në dhe Hashim Thaçin... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)