Emisari gjerman për Ballkanin pyet opozitën: Çfarë armësh do të përdorni pas gazit

  • 08 October 2015 - 16:54
Emisari gjerman për Ballkanin pyet opozitën: Çfarë armësh do të përdorni pas gazit

Emisari gjerman për Ballkanin, Ernst Reichel duke komentuar ngjarjet e sotme në Kuvend ka thënë se në demokraci politikat mund të ndryshohen vetëm duke i bindur votuesit dhe duke i fituar zgjedhjet e radhës

Ai ka pyetur opozitën se çfarë armësh do të përdorin tash, pas gazit lotsjellës.

Reichel poashtu ka pyetur opozitën se me çfarë të drejte mendojnë se mund t’ia imponojnë vullnetin e tyre një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike e cila përfaqëson shumicën e votuesve.

“Opozita nuk pajtohet me Qeverinë, si zakonisht. Por në sisteme demokratike, ndërrimi i politikave nënkupton t’i bindësh votuesit dhe t’i fitosh zgjedhjet e ardhshme. Nëse tani opozita ka sulmuar me gaz lotsjellës, çfarë forme të dhunës do të përdorin më pas? Me çfarë justifikimi beson opozita që mund t’ia imponojë vullnetin e saj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike që përfaqëson shumicën e votuesve?”, ka shkruar Reichel në Facebook.