OSBE'ja dënon dhunën në Kuvend

  • 08 October 2015 - 18:35
OSBE'ja dënon dhunën në Kuvend

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger,ka dënuar sot “aktet e dhunës që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës gjatë përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet. “

Në njoftim për media thuhet se “dhuna që pamë sot në Kuvend është e papranueshme dhe e dëmshme për demokracinë. Pamjet shqetësuese të përdorimit të gazit lotsjellës, të deputetëve që kërkonin ndihmë mjekësore dhe incidenteve tjera cenojnë pasqyrën e progresit demokratik në Kosovë. Në të njëjtën kohë, bllokada institucionale dëmton progresin dhe reformat,” tha Ambasadori Schlumberger.

“Në Kosovë ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm për debat pluralist dhe unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë këto mekanizma e të mos përdorin dhunë,” ka shtuar ai.