Ish-shefit të SHIK-ut i dështoi tryeza

  • 09 October 2015 - 07:42
Ish-shefit të SHIK-ut i dështoi tryeza

Kryeparlamentari Veseli kërkon rrugëdalje nga kriza te mercenarët e mediave

Kreu i Kuvendit mblodhi "Klubin e Avokatëve të Serbisë"

"Në këtë rast për Serbinë po avokon dueti i shantazhuar Isa Mustafa - Hashim Thaçi. Pa Batonin, Buzhalën dhe disa të tjerë këta do të dështonin shpejt, kurse kështu bashkë me këta do të dështojnë pak më vonë", tha deputeti Ismajl Kurteshi për "Kosova Sot" 

Përpjekja e kryeparlamentarit Kadri Veseli për të zëvendësuar rolin e presidentit të shtetit në pajtimin e partive politike për situatën e krijuar në vend, në një takim që mbajti ditë më parë- me përfaqësues të OJQ-ve dhe mediave, ku vend të rëndësishëm iu dha Baton Haxhiut e Berat Buzhalës, nga deputetë të subjekteve të ndryshme dhe analistë, konsiderohet si një improvizim i kotë për qëllimet e promovimit të tij personal. Deputeti nga Lëvizja 'Vetëvendosje', Ismajl Kurteshi, këtë kor të tryezës së dështuar të Veselit e ka quajtur vetëm 'Klub të Avokatëve të Serbisë' dhe asgjë më tepër. "Në këtë situatë vendimtare për vendin nuk do të këtë mundësi që asnjëri prej nesh që kemi marrë përgjegjësi me i mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës të pozicionohemi në mes të atyre që janë dorëzuar para kërkesave të Serbisë dhe atyre që janë të vendosur t'i mbrojnë interesat e Kosovës. Përpjekja e kryeparlamentarit Veseli që duke u sjell mirë me opozitën, e duke mos dalë kundër "Zajednicës", është përpjekje e dështuar që ta shpëtojë fytyrën. Sjellja e mirë ndaj atyre që i kanë dalë në mbrojtje të Republikës nuk mjafton", tha deputeti Kurteshi për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)