Politikanët “ngacmojnë” kolegen me mimika të seksit oral (Video)

  • 09 October 2015 - 12:20
Politikanët “ngacmojnë” kolegen me mimika të seksit oral (Video)

Dy politikanë janë përjashtuar nga parlamenti për shkak të mënyrës se si i janë drejtuar senatores së opozitës në Itali.

Lucio Barani dhe Vicenzo d’Anna janë suspenduar nga kryetari pasi që ai kishte marrë ankesa për sjelljet e tyre të cilat kishin ndodhur vazhdimisht gjatë debateve në parlament.

Pietro Grasso i ka dëbuar senatorët italian nga parlamenti, pasi që ata ishin akuzuar se kanë emituar gjeste të seksit oral drejt Barbara Lezzit.

Znj.Lezzi ishte duke debatuar në emër të ‘Lëvizja 5 Yje’.

Ato gjeste të këtyre dy politikanëve i kishin zemëruar edhe senatorët tjerë, duke e zhytë të gjithë kuvendin në kaos.

Paola Taverna, një pjesëtar tjetër i ‘5 Yje’, e ka cilësuar Z.Barani si një ‘derr i fëlliqtë’.
Por Barani ka deklaruar se ai nuk ishte duke emituar ‘seks oral’.

Ai për këtë është arsyetuar se gjoja ai ka bërë me gisht drejt gojës së tij për ti treguar opozitës se ku ata mund ti fusin politikat e tyre.

Sipas Breitbart, ai ka thënë: “Mua me të vërtetë më vjen keq se çfarë është duke ndodhur në Senat për shkak të një keqkuptimi i cili ka ndodhur si pasojë e gjesteve mimike të cilat janë shkaktuar instinktivisht.”

“Me dorën time të drejtuar drejt fytyrës sime, unë isha duke i ftuar ata të cilët ishin duke e ndërprerë senatorin Falanga që ti përtypnin letrat të cilat ishin duke i valëzuar me furi.”

“Nëse gjesti im është interpretuar në një mënyrë ofenduese, atëherë unë ju kërkoj falje të gjitha kolegëve femra të cilat janë ofenduar nga ky gjest.”

Senatori Vincenzo D’Anna i kishte mbrojtur gjestet e këtyre, duke thënë se ata janë viktimizuar vetëm për shkakun se janë meshkuj, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë: “Të ashtuquajturat zonja, bëjnë gjëra shumë më të këqija se ne dhe Grasso i lejon ato.”

Z.Grasso është duke i kontrolluar videot dhe fotot e bëra gjatë incidentit për ti qartësuar gjestet.