Policia e kërkon Albulenën, e Albulena... (Video)

  • 09 October 2015 - 21:22
Policia e kërkon Albulenën, e Albulena... (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka folur për bastisjen dhe kërkimin dhe saj nga Policia.

“Rreth orës 6:00, Policia e Kosovës i ka bastisë zyrat e VV-së. Këto janë veprime të Isa Mustafës dhe Skender Hysenit", ka thënë ajo.

“E kam marr një SMS nga Departamenti i Krimeve të Rënda", tha Haxhiu, duke konfirmuar se është e kërkuar nga Policia.

Gjatë intervistës, Policia kishte shkuar tek prindërit e saj.