Erdogan thotë se sulmi i sotëm në Ankara ka qëllim prishjen e unitetit të Turqisë

  • 10 October 2015 - 14:22
Erdogan thotë se sulmi i sotëm në Ankara ka qëllim prishjen e unitetit të Turqisë

Presideti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist me bombë në Ankara tha se: "Dënoj ashpër këtë sulm barbarë i cili është bërë bërë për të prishur unitetin dhe qetësinë e vendit tonë. Ne jemi kundër çdo organizate terroriste apo akti terrorist, pa bërë dallime burimi, synimi apo emri".

"Jam trishtuar kur mësova këtë sulm barbarë në stacionin e trenit në Ankara ku humbën jetën shumë qytetarë të vendit tonë ka thënë Erdoğan dhe në vazhdim të fjalës së tij dhe ka shtuar se: "Dënoj ashpër këtë sulm barbarë i cili është bërë bërë për të prishur unitetin dhe qetësinë e vendit tonë. Ne jemi kundër çdo organizate terroriste apo akti terrorist, pa bërë dallime burimi, synimi apo emri. Jemi të prirur të jemi të gjithë së bashkë kundër këtyre sulmeve. Ata të cilët veprojnë me standarte të dyfishta janë ata që i japin ndihmën më të madhe organizatave terroriste dhe sulmeve të tyre. Nuk ka asnjë dallim mes sulmeve terroriste të më parshme ndaj ushtrisë, policisë, popullatës civile, rojeve të sigurisë me sulmin e sotëm. Ne si popull, veçanërisht; partitë politike, shoqëria civile dhe media duhet të qendrojmë me një sensibilitet përballë këtyre sulmeve".

Qendrimi jonë i përbashkët dhe i palëkundur kundër këtij sulmi do të jetë përgjigja më kuptimplotë që i japim organizatave terroriste dhe sulemve të tyre. Synimi i këtij sulmi është të fusë në një përplasje shtresa dhe grupime të ndryshme të shoqërisë. Në këtë kontekst ftoj çdokënd të tregojë sjellje të kontrolluar dhe të ndjeshme ndaj këtyre ngjarjeve. Shteti jonë është duke punuar për zbaardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Jam i bindur se në një kohë shumë të shkurtër personat përgjegjës do të vihen përpara drejtësisë. Unë shpreh mëshirën e Allahut për të vdekurit dhe ngushëllimet për familjarët që humbën të afërmit e tyre në sulmet", hprehet Erdogan.