Haradinaj shpreh keqardhje për sulmin në Turqi

  • 10 October 2015 - 16:57
Haradinaj shpreh keqardhje për sulmin në Turqi

Kryetari i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje për sulmin terrorist në Ankara, nga i cili mbetën të vdekur rreth 86 persona dhe qindra të lënduar.

“Jemi të goditur thellë nga sulmi terrorist në Ankara, si pasojë e të cilit vdiqën dhjetëra dhe u plagosën qindra qytetarë të pafajshëm.”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Në këto momente dhimbjeje e pikëllimi për Turqinë, bashkëndjejmë me popullin turk dhe solidarizohemi me gjithë forcat progresive që janë vënë përballë ekstremizmit dhe terrorismit global”, thuhet më tej.

“Familjeve të viktimave dhe popullit e qeverisë turke, ngushëllimet më të sinqerta, ndërkaq të plagosurve shërim të shpejt!”, është shprehur Haradinaj.

(Kosova Sot)