Ferizaj: I zuri duke konsumuar drogë, sulmohet me thikë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 10:51
Ferizaj: I zuri duke konsumuar drogë, sulmohet me thikë

Një person në Ferizaj është sulmuar me mjet të mprehtë në fyt nga një person i cili ishte duke konsumuar substancë narkotike.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:19, ndërsa viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet se deri tani ka ndonjë të arrestuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte me disa shokë kishte vërejtur disa persona duke konsumuar substancë narkotike  dhe në momentin që  është ofruar afër tyre  njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë në fyt. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)