NATO i hap derën Malit të Zi: Revoltohet Rusia, shqetësohet Franca

  • 21 November 2015 - 23:18
NATO i hap derën Malit të Zi: Revoltohet Rusia, shqetësohet Franca

NATO pritet të zgjerohet për herë të parë që prej vitit 2009.

Mali i Zi pritet të bëhet anëtari i 29-të i Aleancës, raporton gazeta gjermane Welt, duke iu referuar burimeve të larta.

“NATO do e ftojë Malin e Zi më 1 dhjetor për anëtarësim në aleancë,” tha një zyrtar i lartë.

Por ky hap i Aleancës pritet të kritikohet ashpër nga Rusia.

Moska u ka shkruar një letër shumë qeverive të NATO-s, duke i paralajmëruar për këtë veprim.

Në letër thuhet se anëtarësimi i Malit të Zi në aleancë do të tensionojë më tej marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë.

Burimi i lartë i tha ‘Welt’ se hyrja e Malit të Zi në Aleancë nuk nënkupton se do ketë anëtarësim edhe për Bosnjen e Maqedoninë.

Veçanërisht në Francë janë kundër zgjerimit të shpejtë të NATO-s.

Kjo për shkak të aleancës mes dy vendeve për të goditur Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.