Qeveria ‘zbulon’ fajtorin e dështimit me vizat

  • 25 November 2015 - 18:32
Qeveria ‘zbulon’ fajtorin e dështimit me vizat

Pushtetarët e bëjnë përgjegjëse opozitën, që nuk ka asgjë në dorë

Përfaqësues të subjekteve politike opozitare dhe analistët politikë, këtë frikë të Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Mustafa dhe vartësve të tij, e shohin si një paralajmërim të dështimit të tyre, duke hedhur fajin tek opozita, derisa dihet mirëfilli që çështja e liberalizimit të vizave i takon kryekëput Ekzekutivit

Pavarësisht premtimeve të shpeshta të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, se viti 2016 do të jetë viti i liberalizimit të vizave edhe për qytetarët e Kosovës, nuk janë të rralla edhe deklaratat kundër, kur ato premtime mbulohen edhe me mundësinë e alternativës tjetër, vendimit negativ. Ky paralajmërim i keq, sipas zyrtarëve qeveritarë, kryeministrit Mustafa, zëvendësit të tij Hashim Thaçi dhe ministrit të Integrimeve Bekim Çollakut, e bën shkaktar situatën e brendshme politike në Kosovë e ndikuar nga sjelljet e opozitës. Por, përfaqësues të subjekteve politike opozitare dhe analistët politikë, këtë frikë të Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Mustafa dhe vartësve të tij, e shohin si një paralajmërim të tërthortë të dështimit të tyre në këtë plan. Deputeti Pal Lekaj, nga AAK-ja, i tha gazetës se pikërisht këto deklarime kontroverse të zyrtarëve qeveritarë, sidomos të kryeministrit Mustafa, dëshmojnë më së miri se kjo Qeveri e papërgjegjshme që nuk po arrin t'i kryejë si duhet detyrat e shtëpisë. Qeveria, e dështuar në shumë fusha "Qeveria po mundohet ta bëjë pikërisht këtë, dështimin e vet në përmbushjen e kritereve kyçe ta adresojë si fajësi të opozitës. Dihet mirëfilli që kjo Qeveri ka dështuar në shumë fusha që ndërlidhen me kriteret e liberalizimit të vizave, edhe me mundësinë që kemi për vitin që vjen", tha Lekaj."Fillimisht është fusha e zhvillimit ekonomik, që ndërlidhet me mosrealizimin në asnjë përmasë të premtimeve për punësime brenda shtetit. Dështim është dhe premtimi shumë pompoz i fondit të veçantë për punësim, le të tregojë Qeveria se ku mbeti ai premtim....(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)