Vetëvendosje në Tiranë fton shqiptarët në protestën e 28 nëntorit në Prishtinë

  • 26 November 2015 - 14:35
Vetëvendosje në Tiranë fton shqiptarët në protestën e 28 nëntorit në Prishtinë

Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ftoi qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në manifestimin e Prishtinës në 28 nëntor.

Qeveria e Kosovës, tha ai, është duke punuar kundër idealeve të Ismail Qemalit.

“Nëse Tirana do të festojë, mirë e bën, por në Prishtinë do të protestojmë, pasi shteti i Kosovës është në rrezik”, tha Hoxha.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka vënë në dispozicion transport për ata qytetarë shqiptarë që duan të shkojnë në Prishtinë në datën 28 nëntor. /Top Channel