Holandezët i presin sirianët me koka të derrave (Video)

  • 26 November 2015 - 15:02
Holandezët i presin sirianët me koka të derrave (Video)

Kokat e derrave kanë qenë mirëseardhje për refugjatët sirianë në kampin e emigrantëve në Holandë.

Kjo përpjekje, sipas Russian Television është një përpjeke për t’i dhënë refugjatëve myslimane një mirëseardhje djallëzore, nga njëri prej kombeve më tolerante të Evropës.

Disa persona të paidentifikuar kanë lënë 14 koka të derrave në hyrje të kampit të refugjatëve “Eschmarkerveld”, në afërsi të qyteti Enschede.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes.

Nëntë prej kokave të prera janë lënë në derën e kampit, kurse të tjerat ishin lënë në tokë. Po ashtu janë gjetur edhe disa qese me gjak, transmeton Express.

Sipas RTV Oost këto pamje i pa edhe policia lokale. Megjithatë, një zëdhënës tha se nuk ka kërcënime në drejtim emigrantëve dhe se askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për aktin.