Donika mesazh nga burgu: Me 28 Nëntor ta manifestojmë kundërshtimin për marrëveshjet

  • 26 November 2015 - 16:10
Donika mesazh nga burgu: Me 28 Nëntor ta manifestojmë kundërshtimin për marrëveshjet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi e cila po mbahet në paraburgim, ka dërguar një mesazh me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Ajo ka thënë se i vjen keq që i është provuar e drejta për të qenë fizikisht me rastin e manifestimit të organizuar nga opozita me 28 Nëntor, duke bërë thirrje që të manifestohet kundërshtimi i Asociacionit dhe demarkacioni me Malin e zi.

Ky është mesazhi i Kadaj-Bujupit: 

Privuar nga e drejta që fizikisht të jem pranë qytetarëve në misionin përfaqësueses të deputetes, pranoni të ju shkruaj në prag të festës së flamurit duke ju uruar me thirrjen që në këtë ditë të kombit të bëheni bashkë në mbrojtje të shtetit. Të manifestojmë dinjitetshëm, paqësorë, krenarë dhe këmbëngulës në kauzën tonë. Bashkë si qytetarë të lirë me kërkesë të Evropës ne kemi të drejte të reagojmë kur shkelen të drejtat tona. Të manifestojmë kundërshtimin e Asocionit dhe demarkacionit që rrezikojnë vendin, perspektiven e gjeneratave që u kemi borxh t’ua ruajmë token, sovranitetin dhe resurset e këtij vendi që synohen të tjetërsohen. Fuqia qëndron në vullnetin e çdo individi dhe të gjithë neve bashkë.

(Kosova Sot)