Bora në Gjakovë, pastruesi në Pejë!

  • 26 November 2015 - 18:38
Bora në Gjakovë, pastruesi në Pejë!

Kryetarja Mimoza Kusari-Lila u jep tenderë “jabanxhinjve”

Në tenderin e mbyllur kohë më parë, fitues për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në qytetin e Gjakovës është shpallë një kompani nga Peja, që është pritur me befasi nga gjakovarët, të cilët druajnë se kjo mund t’u sjellë probleme me pastrimin e rrugëve nga bora

Problemi kryesor infrastrukturor gjatë stinës së dimrit sigurisht se është mirëmbajtja e rrugëve, respektivisht pastrimi i tyre nga bora. Mu për këtë arsye, të gjitha pushtetet bëjnë përgatitjet e duhura që bora të mos i zë “gafil”. Në dimrin e kaluar, edhe pse reshjet e borës nuk ishin aq të mëdha, qytetarët e Gjakovës ishin ballafaquar me mjaft probleme në qarkullim, posaçërisht në ditët e fundit para festës së Vitit të Ri dhe në ditët e para pas asaj feste. Duke e parë dështimin evident, zyrtarët komunalë patën dalë me një komunikatë publike, duke e pranuar dështimin, duke iu kërkuar falje qytetarëve dhe duke e fajësuar për këtë ndërmarrjen publike komunale “Çabrati”, e cila ishte e angazhuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve brenda qytetit të Gjakovës. Mu këto akuza ishin bërë shkas i konflikteve ndërmjet kryetares së komunës, Kusari-Lila, dhe ish-drejtorit (tash të ndjerë) të “Çabrati”, Avdullah Babalia. Këto mosmarrëveshje kishin qitur në pah se shpallja e tenderit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ishte vonuar shumë, veprim ky që ishte arsyetuar me mungesën e mjeteve që duhej të zotoheshin.

Qytetarët nuk e mirëpresin përzgjedhjen që ka bërë Komuna

Mbase duke u nisur nga përvoja jo e mirë e vitit të kaluar, sivjet tenderi për këtë qëllim është shpallur dukshëm me herët (edhe pse jo plotësisht me kohë), ai është mbyllur dhe janë shpallur fituesit. Mu publikimi i fituesve ka nxitur mjaft debate në Gjakovë, si tek qytetarët ashtu edhe tek kompanitë që kanë humbur në këtë tender. “Fitues të tenderit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në qytetin e Gjakovës është shpallë një kompani nga Peja, për rrugët në zonat rurale një kompani nga Gjakova që edhe vjet e ka kryer këtë punë”, ka bërë të ditur Xhelal Halilosmani, zyrtar i zyrës komunale të prokurimit publik. Vendimi që rrugët e qytetit të Gjakovës, gjatë dimrit, nga bora do t’i pastrojë një kompani nga Peja është pritur me befasi nga gjakovarët, të cilët druajnë se kjo mund t’u sjellë probleme me pastrimin e rrugëve. “Unë nuk e di se si shkojnë procedurat tenderuese, por kur kam dëgjuar se një kompani nga Peja do të angazhohet për këtë punë, jam befasuar. .(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)