Hajdutët e thesareve gërmojnë në themelet e Kishës në Dunav

  • 28 November 2015 - 08:51
Hajdutët e thesareve gërmojnë në themelet e Kishës në Dunav

Legjenda dhe të vërteta për qypat me lira në Karadak

Gjatë natës mihën një sipërfaqe me gjatësi dy metra dhe thellësi një metër e gjysmë

“Vite më parë (2004), Komuna e Gjilanit pati shprehur interesim për ta marrë nën përkujdesje këtë lokacion të Kishës, e cila për gati tridhjetë vjet mbajti dhe një ambulancë shëndetësore, si dhe një depo për veshmbathje e ushqime, por marrëveshja nuk u konkretizua”, thotë Rrustemi

Ditë më parë, persona të panjohur, kanë gërmuar në themelet e Kishës së Shën Anës në Dunav, përkatësisht në këndin e djathtë të pjesës ballore të Kishës. Sipas të gjitha gjasave, kërkimet janë bërë për gjetjen e ndonjë thesari. Në këtë anë qarkullojnë legjenda për fshehjen e qypave të arit. Sabit Rrustemi, zyrtar në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), thotë se hulumtimet janë kryer në një gjatësi gati dy metra, si dhe në një thellësi po ashtu prej afro një metër e gjysmë. Këto gërmime kanë rrezikuar në masë themelet e Kishës. Gërmuesit e panjohur, përpos dheut, mbi sipërfaqe kanë lënë dhe një gurë të gdhendur, ku shkruan viti i ndërtimit të Kishës (1938), si dhe shekulli XIX. Për këtë rast, është njoftuar dhe Policia e Kosovës, e cila bashkë me famullitarin e Kishës së Stubllës , Don Albertin, nën juridiksionin e së cilës ndodhet Kisha në Dunav, kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe kanë hapur hetimet. Ky objekt i përket trashëgimisë kulturore që nga viti 2005, kur edhe është inventarizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Zyrtarët e QRTK-së apelojnë për një përkujdesje më të madhe ndaj këtij objekti, i cili është nën mbrojtje të përkohshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport. Rrustemi thotë se prej kohës së luftës e këndej, kur popullata shqiptare u dëbua, fshati Dunav është i boshatisur. Vetëm një familje jeton në këtë fshat, përgjatë rrugës Gjilan–Kumanovë dhe atë tre kilometra larg Kishës. “Vite më parë (2004), Komuna e Gjilanit pati shprehur interesim për ta marrë nën përkujdesje këtë lokacion të Kishës, e cila për gati tridhjetë vjet mbajti dhe një ambulancë shëndetësore, si dhe një depo për veshmbathje e ushqime, por marrëveshja nuk u konkretizua”, thotë Rrustemi... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)