Zyrtare: Terroristët në Paris përdorën kallashnikovë nga Kragujevci

  • 28 November 2015 - 09:33
Zyrtare: Terroristët në Paris përdorën kallashnikovë nga Kragujevci

Disa nga armët që shfrytëzuan terroristët në sulmet në Paris janë prodhuar në fabrikën “Zastava” në Kragujevc.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj fabrike Milojko Brzakoviq. Brzakoviq për agjencinë AP ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme dy ditë pas sulmit në Paris ka verifikuar numrat serikë të armëve të gjetura në vendet ku janë kryer sulmet.

“Mendoj se kanë qenë shtatë ose tetë, të gjitha kanë qenë pushkë automatike, ‘kallashnikovë’”, ka thënë Brzakoviq.

Siç transmeton AP në pyetje është versioni jugosllav i pushkëve sovjetike AK-47.

Por ai i ka thënë agjencisë se tash në Serbi asnjë prodhim i fabrikës nuk mund të dërgohet askund pa lejen e shtetit.