Kelani: Policia do të kujdeset për të gjithë qytetarët

  • 28 November 2015 - 11:50
Kelani: Policia do të kujdeset për të gjithë qytetarët

Policia e Kosovës do të kujdeset për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, lidhur me autobusët e shumtë nga qytetet e Kosovës që pritet të sjellin manifestuesit në Prishtinë.

Kelani për Klan K ka refuzuar që të përgjigjet nëse do të ketë legjitimim të qytetarëve siç patën raportuar mediat se ka ndodhur në një nga protestat e mëparshme.

Organizimi i Opozitës është paralajmëruar të nisë në orën 14:00, si një Manifestim për Republikën, e jo si protestë.