Opozita: Mbi 35 mijë pjesëmarrës në manifestim

  • 28 November 2015 - 14:35
Opozita: Mbi 35 mijë pjesëmarrës në manifestim

Tri partitë opozitare, përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se në sot në manifestim janë mbi 35 mijë pjesëmarrës në manifestim.

Ky është njoftimi i tyre: 

Sapo ka nisur Manifestimi për Republikën.

Sipas të dhënave të sakta të pjesëmarrësve që janë paraqitur tek strukturat tona, në këtë protestë pjesëmarrja është si vijon:

- Nga qytetet e fshatrat e Kosovës janë pjesëmarrës të konfirmuar: 19,369 qytetarë,
- Nga Prishtina, të konfirmuar sipas degëve tona janë: 11,521 qytetarë,
- Nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi e Diaspora kanë konfirmuar mbërritjen në Prishtinë: 1,023 qytetarë,
- Në këtë përllogaritje nuk përfshihet pjesëmarrja spontane e qytetarëve.

TOTALI i përafërt pjesëmarrësve, sipas raportimeve të strukturave tona është rreth 32 mijë pjesëmarrës (pa përfshirë pjesëmarrësit spontanë që nuk kanë ardhur përmes strukturave tona). Nëse i shtojmë kësaj shifre edhe minimumin e protestuesve që kanë ardhur spontanisht, masa e kalon numrin 35 mijë. Kjo konfirmohet edhe nga llogaritja mesatare e pjesëmarrjes mbi sipërfaqen e sheshit "Zahir Pajaziti", për m2.

(Kosova Sot)