Albin Kurti në manifestim: Shqiptarët të bashkohen para se të hyjnë në BE

  • 28 November 2015 - 14:42
Albin Kurti në manifestim: Shqiptarët të bashkohen para se të hyjnë në BE

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po kërkohet nga Policia në bazë të një flet arresti, ka dalë të mbajë fjalim para masës së tubuar në sheshun "Zahir Pajaziti".

Ai ka thënë se bashkimi kombëtar i shqiptarëve nuk ka alternativë. 

Sipas tij, shqiptarët duhet të bashkohen para se të hyjnë në BE.

"Në vend se pas shpalljes së pavarësisë të kemi bashkim me Shqipërinë, kemi bashkim komunash serbe brenda Kosovës. Opozita e bashkuar është garanci se kurrë nuk do ta lejojë zajednicën brenda Kosovës. Me 28 Nëntor protestojmë duke festuar sepse shteti i kapur i Kosovës i ka bërë 28 Nëntor ditë memorialë si festë të rangut të dytë. Janë dhjetra aktivist dhe një deputete e Kuvendit që po mbahen në burg sepse protestuan kundër zajednicës. Këta janë të burgosur politik që duhet të lirohen menjëherë", ka thënë Kurti.

(Kosova Sot)