ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në piramidat e Egjiptit

  • 29 November 2015 - 10:37
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në piramidat e Egjiptit

Një degë e “shtetit islamik” në Egjipt, ka marrë përgjegjësinë për të shtënat afër Piramidave të lashta të Egjiptit, ku mbetën të vrarë katër anëtarë të forcave të sigurisë.

Sulmi i armatosur ka ndodhur dje në Saqqara, në periferi të Kajros, kur persona të armatosur hapën zjarr me mitralozë në një pikë kontrolli të policisë

Në një deklaratë të postuar në internet, mbështetësit e këtyre grupeve janë zotuar se do të vazhdojnë të kenë në shënjestër “ushtarët e tiranit”, duke iu referuar presidentit Abdel Fatah al-Sisi, i cili rrëzoi presidentin e mëparshëm islamik Mohamed Morsi në vitin 2013.