Nexhmedin Spahiu: Nëse Kurti vjen në pushtet do t'i ekzekutojë Mustafën, Thaçin e shumë të tjerë

  • 29 November 2015 - 15:11
Nexhmedin Spahiu: Nëse Kurti vjen në pushtet do t'i ekzekutojë Mustafën, Thaçin e shumë të tjerë

Analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu në një status në Facebook ka treguar se çka mund të ndodhë, sipas tij, nëse Albin Kurti vjen në pushtet. Ndër të tjera Spahiu ka thënë se Albin Kurti me të ardhur në pushtet do t’i ekzekutojë Mustafën, Thaçin e shumë të tjerë

Ky është postimi i plotë i Spahiut:

Ardhja ne pushtet e Albin Kurtit

Me burgosjen e Albinit ka humbe pushteti, Albini me kete forcohet. Krejt kjo cka po ndodhe po ia shtron atij rrugen drejt pushtetit. Por Albini nuk ka per t'u bere ndonjehere i dashur per qytetaret. Albini e as Vetevendosja asnjehere nuk jane distancuar nga Enver Hoxha si antishqiptar. Me e shumta e kane cilesuar ate si komunist, por jo edhe si antishqiptar.

Parulla e tij "bashkim me Shqiperine" do te thote pushtim i Shqiperise nga ana e Kosoves duke ia pervetesuar Shqiperise edhe simbolet e saj kombetare. Pasi Shqiperia eshte anetare e NATOs, kjo mund te ndodhe vetem nese shkaterrohet NATO. Me e shumeta cfare mund te ndodhe eshte qe ai te vjen ne pushtet ne Kosove. Albini nuk do t'ia thyejdyert Isa Mustafes e Hashim Thacit, por do t'ua konfiskoje gjithe shtepite, zyrat e pasurite e tyre dhe do t'i ekzekutoje ata dhe shume te tjere.