Policia: Në QKUK u gjetën dy granata dore dhe 15 copë fishekë

  • 30 November 2015 - 13:46
Policia: Në QKUK u gjetën dy granata dore dhe 15 copë fishekë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka bër të ditur se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjetur dy granata dore dhe 15 fishekë.

Policia thotë se ka filluar një hetim me qëllim të hetimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

‘Sot rreth orës 10:30 policia ka marrë informacionin për prezencën e mjeteve të dyshuara shpërthyese në objektin e Klinikës së Syve në QKUK – Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme konform situatës duke siguruar dhe evakuuar me shpejtësi pjesërisht personelin e klinikës, si dhe duke tamponuar zonën e rrezikut në mënyrë që të parandaloj ndonjë shpërthim eventual dhe të shmangë”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka nxjerrë Njësinë e specializuar për menaxhimin e materieve shpërthyese është konstatuar se në tavanin e njërës prej zyrave të klinikës në fjalë janë gjetur: pesëmbëdhjetë copë fishek, si dhe dy granata dore, të cilat në mënyrë të kontrolluar janë tërhequr nga njësia në fjalë.

Pas kryerjes së veprimeve policore në vendngjarje, klinika i është kthyer normalitetit.

(Kosova Sot)