Edhe Haxhi Shalës i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

  • 30 November 2015 - 17:08
Edhe Haxhi Shalës i caktohet masa e ndalimit për 48 orë

Haxhi Shalës, deputetit të Nismës të arrestuar për lotsjellësin në Kuvend i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com Naser Sopjani, avokati i Haxhi Shalës.

“Nga ana e prokurorisë është nxjerrë vendim mbi ndalimin edhe pse ne këtë rast është i padrejtë, i panevojshëm dhe nuk ka bazë ligjore. Ai është në ndalim policor 48 orësh,” tha Sopjani.

Avokati tregoi se pse mendon që Shalës nuk është dashur t’i caktohej kjo masë.

“Nuk ka rrezik të përsëritjes së veprës, pasi që tashmë opozita është suspenduar.I mbrojturi im nuk ik, nuk e përsërit veprën penale dhe qëllimi i veprimit te tij është çështja kombëtare. Nga spreji nuk është shkaktuar asnjë pasoje. Domethënë, s’kemi të lënduar,” tha Sopjani

Sopjani tregoi se i mbrojturi i tij është vetëdorëzuar dhe ka shprehur gatishmëri që gjithmonë t’i përgjigjet ftesës nga policia.

Klienti im deputeti Haxhi Shala, është vetëdorëzu në polici, nuk është arrestuar. Ai është marrë në pyetje për hedhjen e gazit,” tha Sopjani.

Avokati bëri të ditur edhe për çfarë dyshohet deputeti Haxhi Shala.

“Mbatja ne pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar te armëve, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm,” tha Sopjani.

48 orë ndalim sot i janë caktuar edhe deputetit të “Vetëvendosjes” Fisnik Ismajli.