Mrekullitë e ujit të Dunavit, ilaç për 77 sëmundje

  • 30 November 2015 - 19:14
Mrekullitë e ujit të Dunavit, ilaç për 77 sëmundje

Shëron eshtrat dhe infeksionet më mirë se klinikat e botës 

Një grua me probleme eshtrash, që nuk ngrihej në këmbë pa ndihmën e të tjerëve, i rimori këmbët pasi hyri në këtë ujë që bën mrekulli. Ajo ishte trajtuar për disa vjet në Amerikë, thotë bashkëshorti i saj, por problemin me eshtrat e buta nuk kishte mundur ta zgjidhte

 Një ujë i zbuluar në Dunav të Gjilanit po bën mrekulli në jetën e njerëzve që kanë probleme shëndetësore. Aty shërohen sëmundjet e eshtrave, infeksionet e brendshme dhe të jashtme, hemorroidet, sytë, varrat e shkaktuara nga sëmundja e sheqerit, urinimi i fëmijëve gjatë natës, “bythëpulet” dhe sëmundje të tjera. Pronari i kroit të ilaçit, Fadil Nebiu thotë se këtu janë shëruar njerëz që nuk kanë pasur sukses as në klinikat e njohura të shteteve të rajonit dhe më larg, madje deri në Amerikë. Analizat e bëra në Kosovë, në Nish e në Austri, tregojnë për një ujë me përbërje të jashtëzakonshme, që ka fuqi të shërojë gati gjithçka. Siç thuhet, është ilaç për 77 sëmundje. Nebiu tregon si tokën ku e zbuloi ujët magjik, dikur e kishin punuar. Ishte tokë që e bënte bereqetin. Një ditë, para 5-6 vjetësh, duke shëtitur në atë pjesë, që ka një natyrë të mrekullueshme, kishte vërejtur një rrjedhë uji të yndyrshëm, që më herët nuk kishte qenë. “E kuptova menjëherë se aty ndodhte një mrekulli, e fshehur nën tokë. Me një të futur të lopatës pak më thellë, uji shpërtheu”, tregon Fadil Nebiu. Ai edhe vetë i ka provuar të mirat e këtij uji që është melhem për shumë sëmundje. Një sëmundje të lëkurës, që e kishte kaherë në duar, ia shëroi për disa ditë. Ka me qindra raste që janë shëruar nga eshtrat, infeksionet, puçrrat e ndryshme, sytë, hemorroidet dhe sëmundje të tjera. “Bythëpulet” siç njihen në popull disa lloje puçrrash, i heq si me dorë”, thotë Nebiu.(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)