Euronews: Kosovën e ka kapluar krizë e rëndë (Video)

  • 01 December 2015 - 07:43
Euronews: Kosovën e ka kapluar krizë e rëndë (Video)

Rrjeti më i madh televiziv europian “Euronews” në edicionin e mbrëmshëm në gjuhët më të mëdha të kontinentin ka raportuar gjerësisht për ngjarjet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Sipas “Euronews” kriza që ka kapluar Kuvendin e Kosovës tash disa muaj dje ka arritur një përshkallëzim të ri kur në Kuvend pos që është hedhur gaz lotsjellës pokështu janë arrestuar edhe disa deputetë nga opozita. Në vijim Gazeta Blic ju sjell videon e Euronews nga raportimi i mbrëmshëm.