Kodheli pritet me nderime të larta shtetërore

  • 01 December 2015 - 11:07
Kodheli pritet me nderime të larta shtetërore

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli, e cila po qëndron në vizitë sot në Kosovë, bashkë me një delegacion të Ministrisë është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas ceremonisë ushtarake, ministrja Kodheli ka vazhduar një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.