Historianët e Deçanit, përkrahin Ramush Haradinajn

  • 01 December 2015 - 16:28
Historianët e Deçanit, përkrahin Ramush Haradinajn

Lidhja e Historianëve të Kosovës dega në Deçan, përmes një komunikate për media bëjë të ditur se përkrahin dhe mbështetin fuqishëm Ramush Haradinajn, për zhvillimet e fundit në vend.

Lexo komunikatën e plotë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për publike, përkrah dhe mbështet fuqishëm thirrjen e ish Komandantit të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit Gjeneral Ramush Haradinaj, për zhvillimet e fundit në vend.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, konsideron se :
Asociacioni i Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, është prekje dh shkelje e rendë e Kushtetutës dhe integritetit të Republikës se Kosovës.

Demarkacioni i kufirit i Republikës se Kosovës me Republikën e Malit të Zi, është dëmtim i rend i territorit të vendit tonë.
LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson bindshme se AKS-ja dhe Demarkacioni me Malin e Zi, janë dy dokumente dhe çështje që prekin thellë në integritetin e vendit tonë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate, i bene thirrje :
Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), që të dal me qëndrim – mendim publik për ASK-në dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, mbetet e përkushtuara në çështjen kombëtare dhe tash ka ardhur koha që klasa jonë akademike të rizgjodhët si në vitet ’90 të shekullit XX, kur i është thënë jo politikës jugosllavë nëpërmjet lëvizjes paqësore të udhëhequr nga Presidentin historik i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova