Kushtetuesja ndalon arrestimin e deputetit brenda Kuvendit

  • 01 December 2015 - 19:34
Kushtetuesja ndalon arrestimin e deputetit brenda Kuvendit

Vendimi i përjashtimit kolektiv të opozitës nga seanca e së hënës u quajt i padrejtë. Instituti Demokratik i Kosovës, që e monitoron nga afër Kuvendin e Kosovës, vlerëson se përjashtimi i shumicës opozitare u bë duke u bazuar në supozime se çfarë mund të bëjnë deputetët opozitarë.

Albert Krasniqi tha se edhe arrestimi i deputetëve brenda ndërtesës së Kuvendit është diçka që ndalohet, madje edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për imunitetin e deputetëve.

Ndërsa Petrit Zogaj nga lëvizja “Fol” thotë se nuk mund të bashkëjetojnë njëkohësisht dy koncepte brenda të menduarit demokratik. Sipas tij nuk mund të kemi një Kosovë demokratike, përderisa ka të arrestuar deputetë të Kuvendit të Republikës, raporton KTV.

Deputetët e partive në pushtet kanë qëndruar deri rreth orës 23: 00 në sallën plenare, deri në përfundimin e të gjitha pikave të rendit të ditës.