Bamieh thotë se Brukseli donte ta mbyllte hetimin për Francesco Florin

  • 01 December 2015 - 22:34
Bamieh thotë se Brukseli donte ta mbyllte hetimin për Francesco Florin

Maria Bamieh, ish-prokurorja e EULEX-it pas një viti është rikthyer në Kosovë.

Në një emision special të Klan Kosovës ish-prokurorja britanike tregoi shumë detaje rreth zhvillimeve të cilat aludojnë se ky mision jo gjithmonë morri vendime të drejta kur ndau drejtësi.

Bamieh u suspendua nga ky mision sepse filloi të dyshonte se ky mision po rrëshqiste dhe u aktivizua për të zbuluar të vërtetën, njofton Klan Kosova.

Ajo ka folur për Francesco Florit për të cilin ka thënë se Brukseli nuk e dinte se po hetohej.

“Shefi paraprak kishte vepruar me rregull dhe kishte filluar diçka lidhur me Francesco Florit”.

“Unë e di që Brukseli donte që ta mbyllte hetimin, dhe po vënin pengesa sepse atyre nuk u pëlqente ky hetim. Nuk u mbyll sepse u bë një hetim i rregullt”.

Ajo tha se Brukseli ishte shumë i pakënaqur me atë çfarë po ndodhte dhe bënin ndërhyrje politike.

“Nuk do duhej të kishim kurrfarë lloj përfshirje në çfarëdo hetimi në vazhdimësi, e këto duhet të ishin të pavarura”.

“Brukseli nuk duhet të tregoj se çfarë duhet të hetojmë”, tha ajo.