Krasniqi: Nuk ka informata për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

  • E.K /
  • 08 November 2023 - 12:52
Krasniqi: Nuk ka informata për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se akoma nuk ka ndonjë informacion se qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit kanë filluar t’i mbledhin nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve të komunave të tyre përkatëse përmes peticionit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi, megjithatë i mbështeti kryetarët e tanishëm ta përfundojnë mandatin e tyre si kryetar.

“Çka është me rëndësi është se kryetarët po vazhdojnë të punojnë dhe si Qeveri jemi në mbështetje të vazhdueshme të kryetarëve që ata ta përmbushin mandatin e tyre si kryetar”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)