Krasniqi: Në tri komuna ka filluar rrjedhja e afatit për peticione nga 22 dhjetori

  • E.K /
  • 10 January 2024 - 11:38
Krasniqi: Në tri komuna ka filluar rrjedhja e afatit për peticione nga 22 dhjetori

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka folur për procesin e shkarkimit të katër kryetarëve të komunave në Veri të vendit përmes peticioneve të iniciuara nga qytetarët, përcjell “KosovaSot Online”.

Kransiqi ka thënë se për tri komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 22 dhjetor ka nisur rrjedhja e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Tashmë kemi katër grupe të qytetarëve në veri të vendit që po mbledhin nënshkrime. Nga informacionet që kemi nga kryesuesit e kuvendeve, të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit dhe Zubin Potokut , me datën 22 dhjetor janë takuar me qytetarë që kanë iniciuar këtë Proces dhe janë autorizuar si palët dhe nga data 22 fillon rrjedhja e afatit. Ndërsa për komunën e Zveçanit kemi një situatë tjetër, pasi kryesuesja e Kuvendit s’e ka proceduar tek KQZ kërkesën e qytetarëve. Por siç është paraparë me udhëzim administrative, qytetarët i janë drejtuar MAPL-së dhe KQZ-së dhe kanë pranuar numrin e trupës votuesve në Zveçan dhe 20 % e duhur për të mbledhur nënshkrimet dhe për të procesuar me pjesën tjetër të udhëzimit administrativ”, ka thënë ministri Krasniqi.

“Data 27 dhjetor është kur kanë marrë informacione. Nga ai moment fillojnë të rrjedhin 30 ditë e kohës së paraparë për mbledhje të nënshkrimeve”, ka thënë Krasniqi.

( Kosova Sot Online)