Erdogan thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin

  • A.P /
  • 13 March 2024 - 22:00
Erdogan thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për të siguruar kalimin e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke shtuar se Ankaraja do të rrisë sasinë e ndihmave humanitare që do të dërgojë gjatë muajit të shenjtë mysliman, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erdogan kritikoi vendet perëndimore për mbështetjen e Izraelit, duke thënë se i kishin dhënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mundësinë për të kryer “sulme të ashpra” në Rripin e Gazës për shkak të “qëndrimit të tyre të pavendosur”.

“Çfarëdo që të bëjë lidershipi izraelit, nuk mund ta fshehë realitetin se është një qeveri vrastare, mizore, kriminale, gënjeshtare dhe fashiste”, tha Erdogan.

Ai theksoi se thirrjet e vendeve perëndimore për qetësi ishin të kota, ndërsa mbështetja për Izraelin vazhdon.

(Kosova Sot Online)