Përplasi për vdekje me makinë 52-vjeçarin, arrestohet 20-vjeçari

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 14:26
Përplasi për vdekje me makinë 52-vjeçarin, arrestohet  20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar i cili përplasi për vdekje një këmbësore mbrëmjen e djeshme, në Fier, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ku i riu B.H., përplasi këmbësorin me automjet.

52-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht humbi jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)