Kryeziu i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 17:00
Kryeziu i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i është kundërpërgjigjur pretendimeve të Listës Serbe për kamerat vëzhguese në hapësirat publike në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se kamerat janë në çdo qytet dhe si të tilla janë në shërbim të sigurisë publike.

“Në komuna të ndryshme me shumicë serbe në Kosovë, përfshirë edhe ato në veri të vendit, strukturat ilegale serbe dhe organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” vazhdimisht kanë përdorur kamerat e vëzhgimit, të cilat kanë qenë të qasshme edhe për institucionet e sigurisë së Serbisë. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë sekuestruar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë përdorur për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Nëpërmjet një reagimi, Lista Serbe ka pretenduar se kamerat e sigurisë në hapësira publike shkelin të drejtat e privatësisë së qytetarëve serb.

(Kosova Sot Online)