Basha: Më shumë kanë pasë armatim komandantët e luftës se ushtria në kazerma – Qeveria Kurti ndau 200 milionë

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 10:06
Basha: Më shumë kanë pasë armatim komandantët e luftës se ushtria në kazerma – Qeveria Kurti ndau 200 milionë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se për gjashtë vite janë investuar 4 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Basha ka thënë se “më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma”.

Tutje, Basha tha se Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka nda mbi 200 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit.

“Nga viti 2014 – 2020, pra kjo opozita që rrehin gjyks për ushtri sot,  për 6 vite i kanë investuar vetëm 4 milionë  euro për blerje të sistemeve të armatimit. Me përkthy në numra, për 6 vite këta kanë nda pare për m’i ble përafërsisht 4 mijë kallashanikova (AK47), pa plumba. Më shumë kanë pas armatim e plumba komandantat nëpër oda se ushtria në kazerma. Për dallim, Qeveria e Albin Kurtit për tri vite ka nda mbi 200 milionë euro për blerje të sistemeve të armatimit”, ka shkruar Basha.

(Kosova Sot Online)