Ankesat e Beogradit kundër Kosovës, nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe SHBA-të

Ankesat e Beogradit kundër Kosovës, nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe SHBA-të
Ankesat e Beogradit kundër Kosovës, nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe SHBA-të

Muhamet Kelmendi

  • 28 April 2024 - 09:07

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Koha ka ecur dhe shteti është forcuar. Kosova e ka një FSK dhe një polici mirë të organizuar dhe profesionale. Ka popullin ushtar. Natyrisht se është edhe NATO me trupat e veta në KFOR. Me këto forca kërkohet që Serbia përfundimisht ti largoj duart nga pushtimi i Kosovës. Por, nëse shkohet në agresion ushtarak, shqiptarët do të përgjigjen si një trup dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet me Serbinë.

 

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, ne vitin 2023, nga BE dhe nga SHBA, ishin jo normale dhe shkonin ne drejtim te shtetit serb. Me ato masa ndaj Kosovës ishte qëllimi i largimit te Serbisë nga lidhjet e vjetra me Rusinë dhe ne Kinën, duke e futur në gjirin evropian dhe këtu rol dominant potencial patë emisarët e BE-së, tandemi Borel-Lajak dhe personalisht z.Eskobar i SHBA-ve. Përkundër lëshimeve të mëdha ndaj Serbisë të bëra nga BE dhe SHBA, në dëm të Kosovës, shteti serb vazhdoj rrugën e krimit dhe të terrorit. U organizuan protesta të dhunshme. Serbët bënë bllokada të rrugëve me javë të tëra. Në veri sulmuan dhe plagosën edhe ushtarët e KFOR-it dhe gazetar e polic të Kosovës, deri sa erdhi edhe agresion terrorist në Bajskë që e kishin planifikuar ta ndërmarrin. Serbia nuk u tërhoq nga lidhjet me Rusinë e me Kinën. Përkundrazi! Varshmëria e shtetit serb u bë më e madhe. Serbia bleu armë nga Rusia e Kina. Më vonë morri edhe dron iranian. E vunë nën mbikëqyrje shtetin , nën ndikimin e Rusisë dhe të Kinës, si dhe lejuan futjen e forcave ruse në vend.

 

Të frymëzuar nga ledhatimet e NATO-s, të BE-dhe të SHBA-ve, shteti serb ndërtoj shumë baza ushtarake dhe policore afër kufirit me Kosovën. Pandërprerë kërcënojnë me luftë. Ndaj çdo mase të Kosovës reagojnë ashpër. Mendje hapur synojnë ripushtimin me forcë të Kosovës. Edhe diskutimet për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës e pengojnë Serbinë. Kosova mbajti zgjedhje të qeta dhe demokratike. Lista Serbe nën dirigjimin e klikës së ultra shovinistit Vuçiq i bojkotoj ato. Natyrisht se masat duhet të hiqen. Kjo nuk duhet të varet nga kundërshtimet e Vuçiqit a të Daçiqit. Ankesat dhe ulërimat e Beogradit nuk duhet ta frikësojnë BE-në dhe as SHBAtë. Serbia duhet të izolohet. Çdo vendim i pushtetit të Kosovës për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit po kundërshtohet nga Beogradi. Kështu u bë edhe me dinarin. Në Nju Jork Vuçiq deklaroj: "Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës, të cilin as që e kemi parë deri më tash (...). Ky është veprim i pa drejte".

 

Dhe vazhdon: "Shqiptarët marrin një vendim krejtësisht të "kundërligjshëm" që të "gjithë e kritikojnë", dhe pas një muaji kur serbët nuk pranojnë të thonë "rroftë heqja e dinarit", ata thonë "nuk ka konsensus e vullnet, nuk ka gatishmëri për marrëveshje dhe Kompromis". Ankesat e tilla janë ulërimë e ujqërve që duan ta sulmojnë gjahun për tu ngopur edhe një herë me gjak. Por, shqiptarët dhe Kosova nuk është tash e viteve 1998/99. Koha ka ecur dhe shteti është forcuar. Kosova e ka një FSK dhe një polici mirë të organizuar dhe profesionale. Ka popullin ushtar. Natyrisht se është edhe NATO me trupat e veta në KFOR. Me këto forca kërkohet që Serbia përfundimisht ti largoj duart nga pushtimi i Kosovës. Por, nëse shkohet në agresion ushtarak, shqiptarët do të përgjigjen si një trup dhe atëherë do të qërohen mirë hesapet me Serbinë. Kosova dhe shqiptarët do të marrin hapësirën e vetë historike territoriale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".