Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajin janar e shkurt krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 10:53
Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajin  janar e shkurt krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murati tha se këto janë të dhënat zyrtare të deklaruara në ATK.

Tutje, Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

“Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)