Bajrami - Muratit: Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 11:50
Bajrami - Muratit: Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, ku sot në një postim sot tha se qarkullimi i biznesveve në muajt janar dhe shkurt ka shënuar rritje për 4.8 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami e ka pyetur Muratin se çfarë ka bërë për sektorin privat.

Sipas Bajramit, në mandatin e Qeverisë Kurti, investimet kapitale të niveli qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017

“Në mandatin e juaj:
Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,
Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,
Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,
Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)