Petkoviq pretendon se Kosova s’ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit

  • E.K /
  • 29 March 2024 - 15:25
Petkoviq pretendon se Kosova s’ka shfaqur kurrfarë vullneti për zgjidhje rreth dinarit

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” Petar Ptkoviq,e ka takuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Quintit në Beograd – nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, transmeton “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim siç njofton zyra e Pektoviq, kanë folur për situatën në Kosovë dhe raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel.

Petkoviq pretendon se Kosova “s’ka treguar as vullnetin më të vogël” për të gjetur një zgjidhje kompromisi sa i përket vendimit për dinarin dhe transaksioneve e pagesave.

Petkoviq tutje në njoftim pretendon se “Kosova dhe Kurti po bëjnë gjithçka për t’i dëbuar serbët nga Kosova”.

(Kosova Sot Online)