Istog: Arrestohet një 21 vjeçar, gjuajti me armë zjarri, Policia i gjen armë dhe municion në shtëpi

  • E.K /
  • 11 April 2024 - 10:33
Istog: Arrestohet një 21 vjeçar, gjuajti me armë zjarri, Policia i gjen armë dhe municion në shtëpi

Policia e Kosovës, stacioni policor në Istog, ёshtё njoftuar se nё fshatin Caralluk, njё person ka gjuajtur me armё zjarri, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes aty ka kontaktuar tё dyshuarin, i cili deklaron se posedon njё armё tё gjatё.

“Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, ёshtё bёrё kontroll/bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: A.A. i lindur më 2003. Tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: një pushkё automatike (mitraloz), një karikator i rrumbullakët, një fishek kalibër i panjohur, dy gёzhoja, një pistoletё , një karikator dhe një pistoletё”, njofton policia.
Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, ёshtё bёrё kontroll/bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar:
• A.A. i lindur me 2003, 
Tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) pushkё automatike (mitraloz) 
• Njё (1) karikator i rrumbullakët
• Njё (1) fishek kalibër i panjohur
• Dy (2) gёzhoja 
• Njё (1) pistoletё 
• Njё (1) karikator
• Njё (1) pistoletё

Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё

(Kosova Sot Online)