'Habit' ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti është mashtrues

  • A.P /
  • 15 April 2024 - 22:10
'Habit' ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti është mashtrues

Ish-deputeti i VV-së: Albin Kurti është mashtrues, amerikanët s’e përkrahin mashtruesin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

Ai ka thënë se Kurti e “ka mashtruar popullin”.

Sipas tij, amerikanët nuk përkrahin “mashtrues”, duke thënë se kanë pasur pritje të tjera ndaj Kurtit.

“Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A u konë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, ka thënë Humolli. 

(Kosova Sot Online)