Pas vrasjes së serbit, për herë të parë flet vëllai i Rrustem Llapit

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 19:31
Pas vrasjes së serbit, për herë të parë flet vëllai i Rrustem Llapit

Nën dyshimin se e ka vrarë një serb brenda një lokali në Dyseldorf,  është arrestuar në Gjermani, Rrustem Llapi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë rast, ka folur Ramadan Rushiti, vëllai i dorasit, i cili tha se nuk i di shkaqet që dërguan deri te vrasja.

”Aq sa dini ju portalet, aq dimë edhe ne. Vëllai im ka qenë një njeri shumë i dashur, jo drogirash – iu garantoj që as shijen e alkoolit nuk e di çfarë është”.

”Unë kam komunikuar edhe me gruan e tij dhe me djem. As ata nuk e dinë qysh dhe pse”.

”Iu garantoj që është një njeri shumë i mençur dhe i matur, pa qenë ngushtë diçka ai nuk do të shtinte me armë”.

Shikoni videon nga momenti i vrasjes:

(Kosova Sot Online)