Hargreaves: Jam i tronditur nga vrasjet brutale të dy grave brenda tre ditëve

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 18:31
Hargreaves: Jam i tronditur nga vrasjet brutale të dy grave brenda tre ditëve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet brutale të dy grave brenda tre ditëve të fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është vetëm një fjalë për ta përshkruar këtë: femicid.

“Duke folur me miqtë dhe kolegët këtu, ka qenë emocionuese të shihet se sa pikëllim dhe zemërim ka në shoqëri”.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron me familjet e viktimave dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me ju nëpër institucionet, shoqërinë civile dhe punët e përditshme për të trajtuar të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, si dhe qëndrimet dhe normat që e mundësojnë atë”, ka shkruar ambasadori në “X”.


(Kosova Sot Online)