Autobusët nga Kosova vazhdojnë të jenë të bllokuar, automjetet me targa tjera qarkullojnë pa asnjë problem

  • E.K /
  • 17 April 2024 - 15:10
 Autobusët nga Kosova vazhdojnë të jenë të bllokuar, automjetet me targa tjera qarkullojnë pa asnjë problem

Në vendkalimet kufitare ndërmjet Serbisë e Kroacisë dhe Serbisë e Hungarisë, qarkullimi i automjeteve me targa të tjera po vazhdon normalisht, derisa autobusët nga Kosova vazhdojnë të jenë të bllokuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në pamjet live nga kufinjtë, shihen automjetet me targa tjera duke lëvizur pa asnjjë problem.

Bllokada erdhi disa orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

(Kosova Sot Online)