Arrestohet nga policia e Serbisë zv. drejtori i Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 17:34
Arrestohet nga policia e Serbisë zv. drejtori i Policisë së Kosovës

Raportohet se zëvendës drejtori i Pgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Serbisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Jankoviq dyshohet se po udhëtonte me gruan e tij në drejtim të Serbisë në kohën e arrestimit të tij.

Këtë e tha edhe Jeton Zulfaj, këshilltari për Çështje Evropiane dhe Rajonale në Zyrën e Kryeministrit, Jeton Zulfaj.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”

(Kosova Sot Online)