Biden synon trefishimin e tarifave ndaj çelikut kinez
Presidenti Joe Biden po bën thirrje për trefishimin e tarifave për çelikun që vjen nga Kina, me qëllim mbrojtjen e prodhuesve amerikanë nga sasitë e mëdha të mallrave të lira nga importi. Presidenti e kishte ruajtur këtë njoftim për ta bërë gjatë një fjalimi për metalurgët në shtetin Pensilvani.
Kjo masë e re reflekton një gërshetim të politikës tregtare të presidentit Biden me përpjekjet e tij për të tërhequr votuesit në një shtet që pritet të luajë një rol jetik në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Shtëpia e Bardhë këmbëngul sidoqoftë se synimi kryesor është mbrojtja e prodhuesve amerikanë nga praktikat e padrejta tregtare të vendeve të tjera dhe jo mobilizimi i mbështetjes nga sindikatat.
(Kosova Sot Online)