Javën e ardhshme pritet që të përmirësohet moti

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 11:59
Javën e ardhshme pritet që të përmirësohet moti

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet të ketë stabilizim të motit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, do të ketë prezencë dominuese të diellit.

Ndërsa, temperaturat maksimale do të sillen mes 18-24 gradë celsius.

“Pas motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit dhe temperatura maksimale që do të sillen në mes 18°C – 24°C, e minimale në mes 04°C – 11°C. Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intenzitet gjatë orëve të pasdites. Mundësitë për rrebeshe të lehta shiu të izoluara në zona do të jenë prezentë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)