MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 15:50
MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në Ditën e Evropës, ne festojmë vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.

“Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE, duke aspiruar për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

(Kosova Sot Online)